Institucionet
Klubi Dëshira bashkëpunon me një mori institucionesh dhe organizatash brenda Kosovës për të ofruar shërbimet më cilësore për grupet me të cilat ne punojmë. Ne sigurohemi që të gjitha aktivitetet dhe shërbimet tona të jenë në përputhje me planet strategjike në nivel vendi dhe jemi të hapur ndaj çdo bashkëpunimi, mundësie financimi apo zhvillimi profesional të përfituesëve dhe stafit tonë nga institucionet, organizatat apo partnerët e ndryshëm.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës tashmë ka në përgjegjësi kompetencat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndër përgjegjësitë e kësaj Ministrie e cila gjithashtu mbulon Divizionin për Aftësinë e Kufizuar…
adresa
Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”, 10000 Prishtinë, Kosovë
info.mf@rks-gov.net
telefoni
038 200 34 008
n]
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Mirëqenies Sociale në kuadër të Komunës së Prishtinës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve specifike për të arritur objektivat e shërbimeve sociale të Komunës së Prishtinës.
adresa
Rr. “UÇK” Nr.2, 10000 Prishtinë, Kosovë
adelina.sahiti@rks-gov.net
telefoni
038 230 900
Qendra e Shëndetit Mendor
Shërbimet
dhe aktivitetet që ofrohen në këtë qendër janë: shërbime psikiatrike, shërbime psikologjike, shërbime psikosociale, psikoedukimi i familjes, teknika të ngritjes së vetëdijes, vizita shtëpiake, qëndrimi ditor, terapi individuale dhe grupore, aktivitete rehabilituese dhe aktivitete rekreative.
adresa
Rr. “Henry Dynant”, 10000 Prishtinë, Kosovë
qshm_pr@yahoo.com
telefoni
038 542 195 038 542 199
Save the Children Kosova/o
Save the Children në Kosovë dhe mbarë botën punon në përmirësimin e jetës së fëmijëve, duke ofruar shërbime cilësore që përmirësojnë qasjen e tyre në edukim, kujdes shëndetësor, dhe shërbime sociale.
adresa
Rr. “Filip Shiroka” Nr.27, 10000 Prishtinë, Kosovë
scik@savethechildren.org
telefoni
+383 (0) 38 551 691
Qendra për Punë Sociale
Qendra për Punë Sociale (QPS) – është institucion publik profesional i nivelit komunal, kompetente për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale. Secila QPS vepron dhe ofron shërbime në kuadër të Komunës përkatëse.
adresa
Rr. “Hoxhë Kadri Prishtina”, 10000 Prishtinë, Kosovë
clubhousedeshira@hotmail.com
telefoni
+383 (0) 44 173 974
Universiteti i Prishtinës
Klubi Dëshira ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës në angazhimin e studentëve të Fakultetit të Psikologjisë dhe Fakultetit të Edukimit në punë praktike në organizatën tonë.
adresa
Rr. “George Bush” Nr.31, 10000 Prishtinë, Kosovë
rektorati@uni-pr.edu
telefoni
+383 (0) 38 244 183
Kolegji AAB
Në vitin 2019, Klubi Dëshira dhe Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi që ju mundëson studentëve të Fakultetit të Psikologjisë të këtij Kolegji të kryejnë praktikën profesionale në organizatën tonë.
adresa
Rr. “Elez Berisha” Nr.56, 10000 Prishtinë, Kosovë
info@aab-edu.net
telefoni
+383 (0) 38 600 005
Kolegji Dardania
Marrëveshje bashkëpunimi për angazhimin e studentëve të Fakultetit të Psikologjisë, Klubi Dëshira ka nënshkruar edhe me Kolegjin Dardania në Prishtinë.
adresa
Rr. “Ibrahim Lutfiu” Nr.93, 10000 Prishtinë, Kosovë
info@kolegjidardania.com
telefoni
+383 (0) 44 636 359