Keni Nevojë për Ndihmë? Na Kontaktoni: +383 (0) 44 173 974
Rreth Nesh
Klubi Dëshira është organizatë jo-qeveritare e themeluar në vitin 2001, e specializuar për shërbime sociale, rehabilitim, jetë të pavarur dhe integrim të personave me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale (PAK-MDI). Me programin e saj Qendra Ditore, Klubi Dëshira, ofron shërbime për anëtarë me PAK-MDI të grup moshave 18-60 vjeç.
orari i punës
E hënë-E premte: 8:00-16:00
adresa
Rr. “Hoxhë Kadri Prishtina”, 10000 Prishtinë, Kosovë
clubhousedeshira@hotmail.com
telefoni
+383 (0) 44 173 974
Dëshironi të ndihmoni punën tonë?
Ju mund të ndihmoni Klubin Dëshira dhe përfituesit tanë duke bërë punë vullnetare në qendrën tonë ose duke dhuruar çfarëdo shume financiare që do të kontribuonte në vazhdimin e punës sonë.
Blej Në Dyqanin Tonë
Nëse dëshironi të mbështetni punën e anëtarëve tonë, ju mund të blini në dyqanin tonë
Shërbimet e Klubit Dëshira
Mundësi të barabarta për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.
Në Qendrën Ditore, Klubi Dëshira ofron shërbime për anëtarë me PAK-MDI të grupmoshave 18-60 vjeç. Në këtë qendër, anëtarët marrin pjesë në programet socio-edukative, të cilët janë të dizajnuara për nevojat e tyre dhe kanë për qëllim rehabilitimin, edukimin dhe përmirësimin e jetës së tyre sociale dhe ekonomike. Krahas shërbimeve në Qendrën Ditore, Klubi Dëshira ofron shërbime dhe bashkëpunon ngushtë me Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë e Integrimit në Bashkësi në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
Mundësi të barabarta për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.
Në Qendrën Ditore, Klubi Dëshira ofron shërbime për anëtarë me PAK-MDI të grupmoshave 18-60 vjeç. Në këtë qendër, anëtarët marrin pjesë në programet socio-edukative, të cilët janë të dizajnuara për nevojat e tyre dhe kanë për qëllim rehabilitimin, edukimin dhe përmirësimin e jetës së tyre sociale dhe ekonomike. Krahas shërbimeve në Qendrën Ditore, Klubi Dëshira ofron shërbime dhe bashkëpunon ngushtë me Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë e Integrimit në Bashkësi në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
Aktivitete mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara mendore
Organizimi i aktiviteteve psikoedukuese, argëtuese e kreative të cilat kanë për qëllim nxitjen e të menduarit kritik, aftësitë e zgjedhjes së problemeve…
Shërbime ndihmëse për personat me dëmtime intelektuale
Përmes terapive të rregullta grupore, ne sigurohemi që një rëndësi e madhe t’i kushtohet ngritjes së vetëdijësimit për aftësinë e kufizuar dhe llojet e aftësive së kufizuara…
Terapi të rregullta grupore
Terapitë grupore në Klubin Dëshira organizohen në atë mënyrë që të arrihet përfshirja e barabartë e gjithë grupit…
Mësime mbështetëse edukativo-arsimore
Një rëndësi të madhe i kushtojmë aspektit të mësimit bazik, më specifikisht aspektit të shkrimit.
Kalendari
10 Tetori - Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Ndërgjegjësimi, sensibilizimi, përmirësimi i qasjes dhe shërbimeve lidhur me shëndetin mendor.
Shënimi i kësaj dite nënkupton prioritizimin e punës rreth krijimit të një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
Klubi Dëshira tashmë e 20 vite avokon në rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe trajtimin e personave me dëmtime intelektuale përmes zhvillimit të aktiviteteve me personat me probleme të shëndetit mendor dhe ata me dëmtime intelektuale.
Fotogaleri
Më të rejat
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë
23 shtator 2021 – Sot, Klubi Dëshira dhe Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin dhe koordinimin e aktiviteteve për frekuentuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe për personat rezident në Shtëpitë e Integrimit në Bashkësi në Fushë Kosovë dhe në Drenas.
Prishtina bëhet me Qendër të Qëndrimit Ditor për Personat me Dëmtime Intelektuale
27 Maj, 2020 – Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë që Klubi Dëshira shumë shpejt do të bëhet me Qendër të Qëndrimit Ditor për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale. Vendimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, për të ndihmuar në realizimin e këtij plani të kahmotshëm të organizatës sonë është i mirëseardhur për…