27 maj, 2020 – Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë që Klubi Dëshira shumë shpejt do të bëhet me Qendër të Qëndrimit Ditor për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale. Vendimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, për të ndihmuar në realizimin e këtij plani të kahmotshëm të organizatës sonë është i mirëseardhur për të gjithë anëtarët dhe punonjësit e organizatës sonë.