23 shtator, 2021 – Sot, Klubi Dëshira dhe Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin dhe koordinimin e aktiviteteve për frekuentuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe për personat rezident në Shtëpitë e Integrimit në Bashkësi në Fushë Kosovë dhe në Drenas.
Jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet në Kosovë për të përmirësuar gjendjen e personave me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale.