Rreth Institucioneve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës tashmë ka në përgjegjësi kompetencat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndër përgjegjësitë e kësaj Ministrie, e cila gjithashtu mbulon Divizionin për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar, janë:

I. Krijon politikat e punës dhe të mirëqenies sociale si dhe harton dhe zbaton legjislacionin për këto fusha;
II. Përkrah dhe zhvillon marrëdhëniet jodiskriminuese të punës dhe punësimit, duke marr parasysh standardet e zbatueshme ndërkombëtare të punës:
III. Përcjell ecuritë e punësimit dhe të mirëqenies sociale dhe prezanton masat aktive adekuate të nxitjes së punësimit dhe zvogëlimit të papunësisë si dhe masat pasive adekuate për të përmbushur nevojat në ndihmë sociale për qytetarët nevojtarë;
IV. Përkrah politikën e veprimit dhe praktikat e punës e të mirëqenies sociale për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve;
V. Vendos standarde për siguri dhe mbrojtje në punë të të punësuarve dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
VI. Udhëheq dhe mbikëqyrë institucionet administrative publike të punësimit dhe institucionet e përkujdesjes sociale, të personave në nevojë dhe bashkëpunon me komunat dhe institucionet e përfshira në zbatimin politikave të punësimit dhe mirëqenies sociale;
VII. Mbikëqyrë kërkesën dhe ofertën për tregun e punës dhe angazhohet pët përputhshmërinë e tyre;
VIII. Siguron dhe mbikëqyrë programet e aftësimit profesional për të papunët dhe punëkërkuesit në drejtim të zhvillimit të burimeve njerëzore, për të përmirësuar mundësitë e tyre të punësimit;
IX. Nxitë dhe inkurajon dialogun në mes partnerëve socialë (organizatave të punëtorëve, sindikatave, organizatave të punëdhënësve dhe qeverisë);
X. Konvokon takimet e Këshillit Ekonomiko Social (KES), si organ më i lartë këshillëdhënës i partnerëve socialë për politikat e punësimit, të mirëqenies sociale dhe politikat tjera ekonomike, duke synuar parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve sociale si dhe përfaqëson Qeverinë e Kosovës në këtë organ;
XI. Siguron ndihma financiare nga mjetet e akorduara për familjet dhe individët nevojtarë;
XII. Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, që ndërlidhet me punën dhe mirëqenien sociale në përgjegjësinë e kësaj ministrie;
XIII. Administron dhe përkrah sistemin e sigurimit social, duke përfshirë edhe sistemin pensional dhe benefitet e papunësisë;
XIV. Siguron përkrahje financiare dhe sociale, emergjente dhe të përhershme, përmes institucioneve apo shërbimeve të ngritura për këtë qëllim për qytetarët me nevojë;
XV. Kryen edhe detyra tjera që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

Divizioni për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për çështjet e ndërlidhura me personat me aftësi të kufizuar dhe personat e moshuar;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për zhvillimin e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;
1.3. Ofron mbështetje në menaxhimin e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;
1.4. Analizon dhe raporton mbi nevojat vjetore buxhetore për shërbimet e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuar;
1.5. Koordinon aktivitetet me institucionet relevante;
1.6. Koordinon aktivitetet me me institucionet relevante;
1.7. Bashkëpunon me organizata jo-qeveritare për zhvillimin e aktiviteteve.

Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në në kuadër të Komunës së Prishtinës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve specifike për të arritur objektivat e shërbimeve sociale të Komunës së Prishtinës:

  • Vlerëson nevojat lokale për shërbime sociale;
  • Harton buxhetin, në përputhje me nevojat lokale dhe dispozitat ligjore në fuqi;
  • Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore sipas akteve ligjore të miratuara nga niveli qendror;
  • Vendos dhe mbledh bashkëpagesat brenda kornizës së përcaktuar nga ministritë e linjës;
  • Përcakton prioritetet lokale dhe objektivat në bazë të informatave, në përputhje me strategjinë e shërbimeve sociale;
  • Ofron shërbime sociale dhe përkujdesje për rastet sociale të popullatës, brenda territorit të komunës;
  • Kujdeset për të drejtën për të pasur, zhvilluar dhe përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda territorit të komunës;
  • Bashkëpunon me ministritë e linjës përkatëse për vendosjen dhe zbatimin e politikave sociale, për kategoritë e fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha grupet tjera vulnerabile në nivelin lokal, përmes QPS – së;
  • Ushtron kompetenca dhe përgjegjësi të tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;
  • Mbledhë dhe analizon informatat në fushën sociale në nivel lokal;
  • Organizon fushata sensibilizuese me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton marrëveshje bashkëpunimi në fushën sociale;
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës për Punë Sociale;
  • Raporton lidhur me ofrimin e shërbimeve sociale dhe të arriturave komunale në këtë fushë;
  • Propozon nivelin e qirasë dhe vendosjes së nivelit të lirimit nga pagesa e qirasë për objektet në pronësi;
  • Harton propozimet për lirimet nga shërbimet ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin në fuqi;
  • Ndërmarrë hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të komunës;
  • Përgatitë planet vjetore për zhvillimin dhe përparimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore;
  • Përkujdesjet për sigurimin e strehimit për të pastrehët;
  • Ndërmerr veprime për të siguruar fonde të mjaftueshme për ngritjen e vazhdueshme profesionale të profesionistëve social, nëpërmjet trajnimeve specifike, në harmoni me aktet ligjore në fuqi.;
  • Siguron ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardeve të përcaktuara nga ministritë e linjës;
  • Vlerëson nevojat socio – familjare, në nivel komunal, dhe monitoron situatën sociale në territorin e komunës;
  • Kujdeset për ofrimin e shërbimeve të asistencës dhe përkujdesjes sociale për familjet në asistencë sociale, përmes QPS-së, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron shërbime cilësore socio – familjare për kategoritë e rrezikuara të popullatës dhe të mbrojtura me ligj;
  • Ofron shërbime sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari;
  • Bashkëpunon me partnerët lokal dhe ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve socio – familjare;
  • Bashkëpunon me ministritë e linjës në sigurimin, distribuimin dhe ruajtjen e statistikave, informatave dhe konfidencialitetit të familjeve që marrin shërbime socio – familjare, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Siguron fonde optimale për trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve socialë, me qëllim të ngritjes së shërbimeve socio – familjare.
  • Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Qendra e Shëndetit Mendor

Qendrat e Shëndetit Mendor (QSHSHIB) janë të themeluara në 7 qytete të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj. Këto qendra zhvillojnë aktivitete në kuadër të institucionit duke ofruar: konsultime psikiatrike, aktivitete ditore dhe jashtë tij në formë të vizitave shtëpiake, ekskursioneve, vizitave të qendrave tjera të shëndetit mendor etj. Në kuadër të qëndrimit ditor organizohen këto aktivitete: terapi individuale, terapi grupore, terapi okupuese, program social, art terapi, aktivitete sportive dhe muziko terapi.

Objektivi i punës është ofrimi i mundësisë së trajtimit të klientëve në komunitet dhe në familje që mundëson një resocializimin dhe rehabilitim më të mirë në komunitet.

Shërbimet dhe aktivitetet që ofrohen ne keto qendra jane:

Shërbime psikiatrike, shërbime psikologjike, shërbime psikosociale, psikoedukimi i familjes, teknika të ngritjes së vetëdijes, vizita shtëpiake, qëndrimi ditor, terapi individuale dhe grupore, aktivitete rehabilituese dhe aktivitete rekreative.

Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet në komunitet :

Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, QKU-në, Klinikën Psikiatrike, Departamentet e Strehimit, Shërbimin Policor, gjukatat, shkollat, Fakultetin e Filozofisë – Departamenti i Psikologjisë, Qendrat për Shëndet Mendor të regjioneve të tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, OJQ-të (Klubi Dëshira, KRCT-në, Ndigjo rrininë, CDF-në, DRC), OBSh-në, Institucione fetare, familjen etj.

Klubi Dëshira tashmë sa vite gëzon bashkëpunim të shkëlqyer me disa nga Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë Integruese nëpër Kosovë, duke organizuar aktivitete të përbashkëta dhe punuar bashkërisht drejt përmirësimit të kushteve për grupet PAK-MDI me të cilat punojmë.

Save the Children Kosova/o

Save the Children punon në Kosovë që nga viti 1997, me zyrë kryesore në Prishtinë dhe një nënzyrë në Mitrovicën e Veriut. Më 1 janar 2021, Save the Children në Kosovë u regjistrua si organizatë joqeveritare në nivel kombëtar ose Zyrë Kombëtare (në tekstin e mëtejmë si “ZK”). Suksesi i Save the Children në Kosovë rrjedh nga marrëdhëniet tona të forta të punës me ministritë, institucionet dhe komunitetin në përgjithësi, në nivel lokal dhe kombëtar.

Qasja jonë programore bazohet në ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe vendosjen e praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrës lokale për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacionin dhe politikat që do të përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe do të kenë mekanizmat e duhur financiarë për të mbështetur përgjigjet sistematike dhe për këtë arsye për të arritur ndryshime pozitive afatgjata. Për më tepër, ne ofrojmë rregullisht parashtresa me shkrim për raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian në lidhje me respektimin e autoriteteve të Kosovës për të drejtat e fëmijëve dhe bëjmë thirrje për vëmendjen e politikanëve ndaj arsimit gjithëpërfshirës dhe çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve gjatë periudhave të trazuara kur situata politike rreth pavarësisë së Kosovës/o i mban jashtë agjendës çështjet e fëmijëve. Vetë fëmijët janë pjesëmarrës aktivë në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e punës së Save the Children.

Qendra për Punë Sociale

Qendra për Punë Sociale (QPS) – është institucion publik profesional i nivelit komunal, kompetente për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale. Secila Qendër për Punë Sociale vepron dhe ofron shërbime në kuadër të Komunës përkatëse.    Ndër kategoritë me të cilat punon Qendra për Punë Sociale dhe shërbimet që mbulon përfshihen:

 

  • Dhuna në familje (ndaj fëmijëve, grave, personave të moshuar)
  • Fëmijët e braktisur, të keqtrajtuar, pa përkujdesje prindrore
  • Familjet strehuese
  • Të rriturit me nevoja të veçanta
  • Përkujdesja për personat e moshuar pa përkujdesje familjare
  • Prindërit adoptues (vendor dhe ndërkombëtarë)
  • Vërtetim për lirim nga nënshtetësia e Kosovës
  • Vërtetim për armëmbajtje me leje
  • Vërtetim për punësim
  • Përfitimi i ndihmave sociale kategoria I-rë

Universiteti i Prishtinës, Kolegji AAB dhe Kolegji Dardania

Klubi Dëshira ka marrëshje bashkëpunimi me tri institucione të arsimit të lartë në Kosovë, për ofrimin e mundësisë së angazhimit të studentëve që kanë përfunduar së paku vitin e parë akademik në aktivitetet e organizatës sonë. Marrëveshjet janë nënshkruar me:

  • Universitetin e Prishtinës
  • Kolegjin AAB
  • Kolegjin Dardania

dhe u mundësojnë studentëve të Fakultetit të Psikologjisë dhe Fakultetit të Edukimit të përfundojnë praktikën e detyrueshme të Fakultetit në Klubin Dëshira, duke marrë pjesë në organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tona në qendrën tonë dhe aktivitetet e përbashkëta me Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë Integruese.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të fushës së Psikologjisë, në fushat që lidhet me shërbimet e ofruara nga OJQ ”Klubi Dëshira”.

Angazhimi i studentëve bën të mundur avancimin e njohurive praktike mbi organizimin e punës me personat me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale, dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës në fushat që lidhen me shërbimet psikologjike, duke u dhënë mundësinë që të punojnë drejtëpërdrejtë me këto target grupe dhe të japin kontributin e tyre në përmirësimin e jetës së këtyre personave.