29 mars, 2022 – Sot, në ambientet e Klubit Dëshira, mirëpritëm Drejtoreshën e Mirëqenies Sociale së Komunës së Prishtinës, znj. Adelinë Sahiti dhe Koordinatorin për Projekte dhe Aktivitete, z. Premtim Fazliu.
Ishte kënaqësi të njoftojmë znj. Sahiti më detajisht me aktivitetet e tanishme të organizatës sonë dhe projektet që jemi duke implementuar. Drejtori i Klubit Dëshira, z. Nusret Shillova, dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, znj. Sahiti, biseduan më gjerësisht për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes Klubit Dëshira dhe Komunës së Prishtinës në të ardhmen.
Ne falenderuam Drejtoreshën Sahiti për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Komunës së Prishtinës deri më tani në mbështetje të punës sonë me grupet me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale.